Shifrat: Armando Broja fantastik, më mirë edhe se Salah e Lukaku

Sport

Shifrat: Armando Broja fantastik, më mirë edhe se Salah e Lukaku

Armando Broja po tregohet fantastik në sezonin e tij të parë në Premier League. Sulmuesi ka shënuar 4 gola me Southampton dhe vetëm në gjashtë ndeshje ka luajtur si titullar.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është lojtari më efikas në skuadrën e tij, me 24% të goditjeve që shkojnë në rrjetë.

Në katër tentativa Broja shënon dhe lë pas shokët e tjerë të skuadrës, Che Adams (14%) dhe Adam Armstrong (5%).

Armando Broja në këtë aspekt është edhe më mirë se Mohamed Salah, i cili 21% të tentativave i kthen në gol, apo se Heung Min-Son (19%) e Romelu Lukaku (15%). 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion