Luana Vjollca i mori drejtimin e ''Big Brother VIP''?! Reagon për herë të parë Arbana Osmani

Showbiz

Luana Vjollca i mori drejtimin e ''Big Brother VIP''?!

Një javë më parë u raportua se “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, këtë herë jo në versionin klasik por me personazhe publike. Ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet te publiku është se kush do e moderojë këtë format.Si fillim, burime për “Kryefjala.com” bën të ditur se prezantimi i “Big Brother VIP” i është ofruar Arbana Osmanit por ende nuk dihej nëse ajo e kishte pranuar ftesën.

Ndërkohë, pak ditë më parë “Gazeta Panorama” njoftoi se ky format i është besuar në fakt Luana Vjollcës pas suksesit të saj emisionin e “Shiko Kush LUAN”.

Teksa të gjithë janë konfuzë dhe kuriozë të mësojnë se cila prej dy moderatoreve do e prezantojë “Big Brother VIP”, Arbana Osmani ka thyer më në fund heshtjen.

Ajo ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të jetë ajo prezantuesja e reality show dhe i lutet të tregojë të vërtetën.

Luana Vjollca i mori drejtimin e ''Big Brother VIP''?!

“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti,” është përgjigjur Arbana.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion