“Lemja ime e preferuar..."/ Moderatorja e njohur surprizon Rozana Radin, ja përgjigjia që i dha banorja e BBVIP4!

Showbiz

“Lemja ime e preferuar..."/ Moderatorja e njohur surprizon Rozana

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” janë surprizuar pasditen e sotme nga mesazhet në “Big Love”. Ata kanë marrë mesazhe të bukura dhe emocionuese nga fansat, familjarët apo miqtë e tyre.

Rozana ka marrë një mesazh nga moderatorja e njohur, Jonida Aliçkolli, e cila ka treguar edhe si e thërret atë me përkëdheli ‘Lemja ime e preferuar’.

“Lemja ime e preferuar Rozana! Hera e parë që nuk më merr malli për ty se të shoh tërë ditën dhe natën. Ta du zemrën, mendjen, por mbi të gjitha humorin. Qesh më shumë dhe shijoje.

Mos i jep shumë dritë nga e jotja atyre që nuk e meritojnë. Të pres të më japësh këpucët pas fitores. Të dua, Sania jote (Jonida)”, shkruante në mesazh gazetarja.

Ndërkohë Rozana i përgjigjet: “O zemra ime, Sania ime e preferuar, Miss Kombinati të dua”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion