DASH për Berishën: I pandehur për ‘Partizanin’, pasuroi familjen!

Politikë

DASH për Berishën: I pandehur për ‘Partizanin’,

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës” dhe atë të pastrimit të parave, ku vlerësohet puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë raport komentohet edhe non grata e Sali Berishës dhe hetimet nga SPAK për ish-kryeministrin i cili hetohet për korrupsion.

"SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe sekuestrimet dhe kreu hetime financiare dhe pasurore paralele kur dyshonte për pasuri të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi me arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë.

Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash.

SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin",- thuhet në raportin e DASH.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion