La të dashurin për Indrin, Vanesa: U qëndroj ndjenjave të mia

Në “Ferma VIP 3” vijon tensioni mes Indrit dhe Vanesës pas debatit të shkaktuar nga përzgjedhja e filmit “Pasaporta” nga kryefermeri Romiri, e cila ka ndezur interpretime dhe dyshime brenda shtëpisë.
Disa prej fermerëve, përfshirë Olën dhe Malborën, e kanë parë zgjedhjen e filmit si një mesazh të nënkuptuar për marrëdhënien mes dy konkurrentëve, duke sjellë përplasje mendimesh dhe diskutime të forta në grup.
Nga ana e saj, Vanesa ka reaguar duke i cilësuar këto interpretime të ekzagjeruara dhe larg realitetit. Ajo ka theksuar se ndjenjat e saj për Indrin janë të sinqerta dhe se nuk është e përfshirë në skandale, por po përjeton një lidhje emocionale brenda fermës.
Debati mes fermerëve vijon të jetë një nga temat më të diskutuara brenda programit.
“Për Malborën e di se çfarë perla nxjerr, por më vjen keq për Olën. Filmi ishte një nga më të bukurit që kam parë. Ka shumë grimca tonat aty. Besoj te pëlqimi që Indri ka dhe lëmshin që po përjeton. Unë kam qenë vetë keq në fillim për shkak të lëmshit që kam pasur. Unë kam një familje jashtë. Unë në këtë marrëdhënie kam qenë e vërtetë, nuk kam frikë ta them. Për Indrin ndjej shumë dhe jam e përfshirë. Unë nuk jam vajzë skandalesh. Jam një vajzë që bëj këngë dhe dua familjen. Jam e zhgënjyer me Olën. Jam e sinqertë dhe reale dhe u qëndroj ndjenjave të mia. E di që do gjykohem por unë besoj tek Indri. Një gjë që e kam kaq reale dhe të çmuar, të komentohet kështu”, tha Vanesa.


