Kylie Jenner nuk duron, rikthehet tek ish- i dashuri

Showbiz

Kylie Jenner nuk duron, rikthehet tek ish- i dashuri

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë rikthyer bashkë. Të paktën kështu shkruajnë mediat rozë, ku sipas tyre ata kanë nisur ti rregullojnë marrëdhëniet që një muaj më parë dhe kjo jo për vajzën e tyre Stormi, por sepse e duan njëri- tjetrin.

Pavarësisht se nuk e kanë konfirmuar ribashkimin, dedikimet, fotot dhe pjesëmarrja bashkë në evente, nuk lë vend për dyshim. Të dy ata morën pjesë në 72-vjetorin e Parsons Benefit në Nju-Jork, ku Travis mori një çmim.

Kylie Jenner nuk duron, rikthehet tek ish- i dashuri

Gjatë fjalës së tij falenderuese, Travis u shpreh : “Stormi, të dua dhe grua të dua.” Më pas, pozuan bashkë dhe Kylie postoi edhe një foto me Travis në Instagram, e para që prej muajit gusht të vitit 2019.

ME TE LEXUARAT