Komisari u vra për shkak të detyrës/ Gjykata rrëzon kërkesën e familjarëve për dëmshpërblim

Aktualitet

Komisari u vra për shkak të detyrës/ Gjykata rrëzon

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të komisarit Artan Cuku, i vrarë disa vite më parë për shkak të detyrës, për dëmshpërblim.

Kërkesa është rrëzuar në datë  2 qershor nga Gjykata. Kërkesa për dëmshpërblim i ishte drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Sipas hetimeve që janë kryer nga Prokuroria për vrasjen e Cukut, Mikel Shallari është vrasësi me pagesw, i porositur nga Bledar Jambelli.

Artan Cuku dyshohet se u vra për shkak të detyrës, ku Mikel Shallari pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe zbuloi emrin e porositësit të vrasjes dhe bashkëpunëtorit të tij.

Shallari i përmendi prokurorëve emrin e Bledar Jambellit, si porositës dhe atë të Kristaq Lecit si bashkëpunëtor.

pas kësaj, Kristaq Leci, bashkëpunëtor i Mikel Shallarit në vrasjen e kryekomisar Artan Cukut është arrestuar në Greqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion