“Kur afrohemi mendja më shkon te partneri”, Vanesa e prekur për marrëdhënien në Ferma VIP: Nuk dua ta humbas Indrin

Afrimi mes Indrit dhe Vanesa në Ferma VIP ka shkaktuar debat si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Kjo situatë ka tërhequr vëmendje pasi Vanesa ka rrëfyer që në ditët e para të spektaklit se është në një marrëdhënie të konsoliduar jashtë. Nga ana tjetër, Indriti nuk e ka fshehur pëlqimin ndaj saj, duke lënë të kuptohet se e sheh edhe në të ardhmen pranë vetes.
Dyshja kanë kaluar shumë kohë bashkë, shpesh të afërt fizikisht me përqafime dhe momente intime, çka ka shtuar edhe më shumë diskutimet mes banorëve dhe publikut.
View this post on Instagram
Vanesa theksoi se nuk dëshiron të humbasë Indritin si mik, duke e cilësuar si një person që i jep mbështetje dhe energji pozitive, por shtoi se duhet të vendosë kufij dhe të mendojë për veten.


