Konsiderohet si satanist, kënga e adhurimit të djallit nga Lil Nas X bën “namin” në Arabinë Saudite
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 18:07
Showbiz

Kënga e Montero e Lil Nas X është kthyer në hitin numër 1 në Arabinë Saudite. Unilad shkruan se kënga e tij ka të bëjë me adhurimin e djallit si dhe me marrëdhëniet seksuale të të njëjtit gjini.
Ajo që është e çuditshme është sepse në Arabinë Saudite homoseksualiteti dënohet me vdekje.
Në listën e Spotify në Arabinë Saudite, kënga e reperit kryeson listën për disa ditë radhasi.
Kjo nuk është hera e parë që reperi deklaron hapur simpatinë dhe adhurimin që ka për djallin. Më parë ai nxorri në shitje atletet e tij Nike me gjakë njeriu, dhe i qajti “Satan Shoes”.


