Komediania amerikane merr lajmin e hidhur, diagnostifikohet me kancer në mushkëri

Diagnostifikohet me kancer aktorja komediane amerikane, Kathy Griffin. Lajmin e ka bërë me vetë aktorja, përmes një postimi një Instagram. Ajo ka treguar se për pasojë, do i nënshtrohet një operacioni, që të heqë një pjesë të mushkërisë, pasi sipas mjekëve, mund të ketë efekt.
“Do ju them diçka djema. Unë kam kancer. Unë jam gati të hyj në operacion për të hequr gjysmën e mushkërisë sime të majtë. Po, kam kancer të mushkërive edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan. Doktorët janë optimist, pasi është në fazën e parë. Uroj që mos të bëj kimioterpari pas këtij operacioni.
View this post on Instagram
Do i rikthehem normalitetit, do punoj e do ju bëj të qeshni. Do jem mirë. Sigurisht jam vaksinuar, sepse nqs nuk do kisha marrë dozat anti- covid, pasojat do ishin fatale”, ka shkruar aktorja në fjalë.
Aktorja ka fituar dy herë çmimin Emy.


