Dhunuan në mes të rrugës avokatin në Sarandë, autorët kërkojnë lirinë

Aktualitet

Dhunuan në mes të rrugës avokatin në Sarandë,

Të dyshuarit si autorë të plagosjes së rëndë të avokatit Marjel Mejdi kërkojnë lirinë. Në Gjykatën e Sarandës është regjistruar dje kërkesa e Aleks Rexhës, 58-vjeç nga Gjirokastra, i cili kërkon revokimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhënë ndaj tij në 15 korrik 2021 nga Gjykata e Sarandës.

Në atë seancë Prokuroria kishte kërkuar masën “Arrest në burg 45 ditë” për Rexhën. Kërkesa për revokimin e masës së sigurisë është regjistruar në 2 gusht në Gjykatën e Sarandës dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Fatmir Ndreu.

Ndërkohë mësohet se kërkesë për revokim mase sigurie ka bërë edhe një nga të dyshuarit e tjerë për të cilët është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Marjel Mejdi, avokat, ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme u plagos rëndë me sende të forta në 5 korrik në mes të ditës në rrugën pranë Portit detar të Sarandës. Ai u mjekua në Spitalin e Sarandës, më pas në atë të Janinës për shkak të gjendjes së rëndë e aktualisht ndodhet në regjim shtrati në banesën e tij deri në rehabilitim të thyerjeve në dorë e këmbë.

ME TE LEXUARAT