Hidhet në erë shtëpia e ministrit të Brendshëm, 8 viktima

Shtëpia e ministrit të Brendshëm të Afganistanit ka rënë preh e një sulmi nga talebanët, duke lënë të vdekur tetë persona.
Bismillah Khan Mohammadi nuk ishte në shtëpi të martën mbrëma kur njerëz të armatosur detonuan një bombë në veturë dhe gjuajtën në zonën e fortifikuar rreth shtëpisë, raporton BBC.
Familja e tij ishte evakuuar dhe katër nga qitësit u vranë, kanë thënë zyrtarët.
Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë për sulmin.
Grupi po ashtu ka paralajmëruar sulme të tjera ndaj liderëve qeveritarë. Ato vijnë derisa luftimet janë përshkallëzuar në qytete tjera pas tërheqjes së trupave amerikane nga ky vend.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës.
Më shumë se 20 persona raportohet të jenë plagosur në këtë incident.


