“Kam dy vite që i vë duart në bark me frikë”, Bora Zemani tregon të vërtetën a është shtatzënë

Showbiz

“Kam dy vite që i vë duart në bark me frikë”,

Bora Zemani, moderatorja e “Cherry on Top”, ka sqaruar në emision se nuk është shtatzënë.

Në hyrje të emisionit, teksa lexon disa nga komentet që ndjekësit e saj kanë bërë për nisjen e këtij emisioni të ri në Top Channel, thotë se do “nuk është akoma shtatzënë”

“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.”

“Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, shprehet ajo.

Bora, e cila ka edhe një djalë, Arborin, është në një lidhje romantike me Donald Veshajn.

ME TE LEXUARAT