“Kanë fuqinë për të shkatërruar botën, prandaj nuk janë përdorur”/ Fizikanti tregon sekretin e armëve bërthamore

Aktualitet

“Kanë fuqinë për të shkatërruar botën,

Rreziku i armëve bërthamore dhe balanca e frikës mes fuqive botërore ishte një nga temat e trajtuara në “Top Story”.

Fizikanti Fatos Klosi shpjegoi pse, pavarësisht arsenalit të madh bërthamor që zotërojnë shtetet më të fuqishme, këto armë nuk janë përdorur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai foli gjithashtu për vendet që disponojnë armë bërthamore, situatën me Iranin dhe rolin që këto armë kanë luajtur si faktor parandalues në konfliktet ndërkombëtare.

“Katastrofa që do pasonte përdorimin e armëve bërthamore është e paimagjinueshme. Fuqitë e mëdha kanë armë bërthamore për ta shkatërruar disa herë botën. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse nuk janë përdorur deri më tani. Ka qenë edhe Lufta e Ftohtë, që situatat kanë qenë shumë të acaruara dhe nuk i shkoi mendja për t’u përdorur. Situata që kemi sot është pak e çuditshme. Një president amerikan që ka filluar t’i pëlqejë vetja dhe pretendon shumë. Edhe NATO thotë që kjo nuk është zgjidhja. U bë një marrëveshje me Iranin. Mund të ketë pretendime që Irani ka armë bërthamore, por është pak larg saj. U bë një marrëveshje përpara se të vinte Trump që Irani të mos ketë armë bërthamore. Erdhi Trump në pushtet dhe u anulua ajo marrëveshje. Ishte një marrëveshje që ishin caktuar me detaje se cilat do të ishin kontrollet ndaj Iranit.

Armët bërthamore, hë për hë kanë vetëm vendet shumë të mëdha. SHBA-ja, Rusia, Kina, Anglia, Franca, India dhe Pakistani. Koreja e Jugut jo, kurse e Veriut po. Koreja e Veriut e ka thënë troç, ato armë i duhen që të mos e sulmojë njeri. Armët bërthamore krijojnë një rrezik që është tepër i madh, për të kërkuar që asnjë shtet të mos nisë luftë me to.

Deri tani ato kanë shërbyer për t’iu shmangur konflikteve. Kanë luajtur një rol sigurie”, u shpreh fizikanti.

 

ME TE LEXUARAT