Ja kur pritet të mbërrijë vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, temperaturat do të kalojnë 40°C

Pas një intervali më të freskët, Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e fortë e të nxehtit afrikan, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në ditët në vijim.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, me përjashtim të ditës së hënë, vendi do të përballet me masa ajrore shumë të nxehta, ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa zona.
Situata e nxehtësisë ekstreme pritet të vijojë edhe gjatë pjesës së parë të muajit gusht, ku vlerat termike mund të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.
Autoritetet dhe ekspertët e motit këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë orëve të pikut të temperaturave, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.


