“Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli”, përplasja Salianji-Gogu: Ju merrni armët me njëri-tjetrin, langaraqë

Politikë

“Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli”, përplasja

Pas më shumë se 4 orësh Komisioni Parlamentar për Sistemin TIMS miraton kërkesat për informacion drejtuar institucioneve, nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, SHISH, SPAK, Prokuroria e Tiranës, etj.

Debate te forta dhe tensione e fyerje mes deputetesh shoqeruan seancen e Komisionit hetimor për të dhënat e TIMS.

Përplasja më e fortë ndodh mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Propozimi i Salianjit për ta ndërprerë dhe vazhduar të hënën komisionin në orën 9:00 nuk është pranuar nga anëtarët e maxhorancës.

Gogu: Nën kësulën tënde të kryetarit fshihet diçka se çfarë fshihet do ta gjejmë

Salianji: Nuk është duet kjo punë, mos këndoni, kjo ju lutem edhe një herë tjetër ka të depozituara.

Salianji: Ka urgjencë se është kapur drejtori i IT duke vjedhur të dhënat e TIMS-it, të gjitha infomacioniet, kushdo të bëjë si miza në qyp, nuk ka që dy me dy të bien në një qëndrim.

Nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, të shtyjmë të sotmen, dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre, po vidhet sitemi TIMS, juve thoni…

Salianji: Ju merrni armët, vrisni njëri-tjetrin, doni t’ju nxjerr konflikt interesi, doni listë patronazhimi? Po pengoni punën duke u nxjerrë gjoiksin grupeve kriminale, unë kam një dakordësi tani, Dhima tha t’i japim kohë dy ekspertëve të komisionit të cilët sot nuk kanë sjellë produkt të punës së tyre.

Sjellja prej gangtsteri nuk i shkon askujt në këtë komision

Gogu: Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli

Salianji: Lëngaraqët rrinë me mikrofon në gojë.

Salianji: Do dilni me mend tuaja, do dilni me mend të tjera. Miratim ta vazhdojmë këtë mbledhje të hënën 9 të mëngjesit, pse mbledhja e grupit  është më e rëndësishme? Shfryj shfryj se lirohesh.

Je kloun qesharak je i turpshëm, je i zi, nxjerr në pritë njerëz të caktuar për të nxjerrë kriminelët, je i zi që bllokon komisionin, siç i nxirrni duart në komisione, doni ta vazhdoni apo ta bllokoni, kështu jeni mësuar juve Enver Enver. Doni t’i nxirrni gjoksin paligjshmërisë.

ME TE LEXUARAT