Shembet çatia, shqiptari në Itali humb jetën në punë

Aktualitet

Shembet çatia, shqiptari në Itali humb jetën në punë

Një emigrant shqiptar 36-vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Milanos pas një aksidenti në punë.

Shqiptari ishte duke kryer punime rinovimi në një ndërtesë në qendër të Magenta-s të Milanos, kur për arsye ende të paqarta, çatia u shemb dhe punëtori ra duke vdekur në vend.

Viktima ishte pronari së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet e ndërtesës. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbardhur rrethanat e vdekjes së shqiptarit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion