Jul Deda emocionon me urimin për të atin: “Je gjithkund me ne, merre kitarën dhe festo atje lart”

Showbiz

Jul Deda emocionon me urimin për të atin: “Je gjithkund me ne,

Në 75-vjetorin e lindjes së ikonës së humorit shqiptar, Zef Deda, djali i tij Jul Deda ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale që ka prekur mijëra ndjekës. Aktori i njohur shkroi një urim plot emocion, kujtime dhe krenari për të atin, duke e cilësuar si “krenarinë e familjes”.

“Bosi jem, gëzuar 75-vjetorin e lindjes. Për mua, ti ke vetëm ditëlindje, sepse je gjithkund me ne, je krenaria e familjes sonë. Zef Deda, je thjesht më i miri. T’du fort, baba jem…! Sot, e din vetë ti, merre kitarrën dhe festo atje lart, këndo me zërin tënd brilant dhe shijo ditën tënde të lindjes. Bashkë me ty edhe ne këtu”, shkroi Jul Deda në Facebook.

Ky urim, i ngarkuar me dashuri dhe respekt, shërben si një kujtim i gjallë për figurën e Zef Dedës, i cili mbetet një nga emrat më të dashur të humorit shqiptar. Edhe pse fizikisht mungon, Zef Deda vazhdon të jetojë në kujtimet e publikut dhe të familjes së tij.

ME TE LEXUARAT