Rama publikon video nga pastrimi i hapësirave publike në Tiranë: “Eh mër, çuna, vapë e madhe, po duhet ajrosur lagjja”

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, duke e shoqëruar me humor të lehtë, ndërsa thotë: “Eh mër çuna vapë e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?”.
Në pamjet e publikuara, shihen qytetarë dhe punonjës të bashkisë teksa vetë i heqin ndërtimet pa leje apo shtesat e ngritura mbi hapësirat e përbashkëta. Ky aksion, i nisur javë më parë, është shtrirë në disa lagje të kryeqytetit dhe, sipas qeverisë, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Qëllimi është çlirimi i trotuareve dhe hapësirave të zëna padrejtësisht, për të rikthyer frymëmarrjen urbane në zona të ngarkuara. Rama ka bërë thirrje që banorët të bashkëpunojnë me autoritetet për një transformim të plotë të lagjeve dhe rrugicave të Tiranës.


