Gerta Gixhari flet për Eglin dhe Gjestin: Mbajtën publikun të etur, pas BBV nuk kanë qenë kurrë bashkë

Në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, ish-banorja e Big Brother VIP, Gerta Gixhari, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me raportin mes Gjestit dhe Egli Takos, që u komentua shumë pas daljes nga formati.
Pas veprimit të dyshes për të hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, nisi të përforcohej ideja se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Por sipas Gixharit, lidhja nuk ka ekzistuar fare pas daljes nga shtëpia.
“Publiku ishte i etur për të mësuar rreth marrëdhënies së saj me Gjestin. Dhe Egli në fakt nuk tha asnjë gjë. Unë mendoj që ata nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri-tjetrin, pasi kanë dalë nga shtëpia”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi më tej se nuk ka pasur asnjë postim të përbashkët apo reagim nga të dy, qoftë edhe minimal, që të lërë të kuptohet një lidhje reale.
“Është shmangur totalisht e gjitha, por nga ana tjetër nuk iu ka leverdisur që të deklarojnë publikisht se nuk kanë asnjë lloj marrëdhënie me njëri-tjetrin”, theksoi Gerta.
Nga ana e tyre, as Gesti dhe as Egli nuk kanë dhënë ndonjë koment mbi situatën, por veprimet e fundit në rrjetet sociale lënë pak vend për dyshim: gjithçka mes tyre ka përfunduar.


