Jeta e Kylie Jenner dhe vajzës së saj është në rrezik, u kërkua ndërhyrja e menjëhershme e gjykatës

Showbiz

Jeta e Kylie Jenner dhe vajzës së saj është në rrezik,

Blogerja Kylie Jenner nuk është më e sigurt për jetën e saj. Mediat amerikane shkruajnë se e vogla e familjes Kardashian- Jenner ka kërkuar mbrojtje nga gjykata, pasi një 27-vjeçar hyri në vilën e saj pa leje. Në kërkesën që i bëri gjykatës, Kylie bën me dije se nuk ndihet e sigurt për vete dhe për vajzën e saj.

Megjithatë gjykata vendosi që Shaquan King duhet të qëndrojë të paktën 90 metra larg miliarderes për 3 vitet e ardhshme. Gjithashtu ai nuk duhet t’i afrohet nënës së saj, Kris Jenner dhe motës, Kendall, në banesën e së cilës, King hyri gjithashtu.

TMZ shkruan se i riu u arrestua në fund të marsit pasi policia e gjeti duke u larë nudo në pishinën e supermodeles Kendall Jenner. Ai qëndroi në burg për 6 orë dhe më pas u lirua sërish. Dhe tani, sipas urdhrit të gjykatës, 27-vjeçari nuk duhet të kontaktojë me femrat Jenner “në mënyrë direkte ose indirekte, në çfarëdo mënyre apo forme”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion