Vizita e Albin Kurtit në Bruksel, vjen reagimi i parë nga Haradinaj

Kosovë&Rajon

Vizita e Albin Kurtit në Bruksel, vjen reagimi i parë nga Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Bruksel. Ai tha se kryeministri nuk ka bërë asgjë më shumë sesa që i ka kryer detyrat e tij të besuara nga Parlamenti.

 “Kryetari i Qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga Parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë”, tha ai për mediat vendase.

Lidhur me ftesën e Kurtit për t’u koordinuar me partitë opozitare rreth procesit te dialogut, ai tha se AAK është gjithmonë e hapur kur janë në pyetje interesat e Kosovës. “Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”, tha ai.

Haradinaj këto komente i bëri pas homazheve në Gllogjan të Deçanit, në nderim të heroit Agim Selmanaj, i cili ra heroikisht më 1 maj të vitit 1999. “Agim ka qenë prej luftëtarëve më të hershëm, ka qenë një grup i të rinjve luftëtarë në atë kohë së bashku edhe me Dautin pra kanë qenë edhe para daljes publike të UÇK-së, ka qenë i mobilizuar pra ka qenë ushtar ndër të parët në UÇK… Ndërsa në luftë Agimi ka qenë prej më të zotëve, i ri i shkathtë i zoti i patrembur nuk ka asnjë vend luftim qe ai nuk ka marr pjesë deri në ditën e rënies 1 maj 1999 në prag të lirisë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion