Kryeministri Kurti u premton qytetarëve rritjen e pagës minimale 250 euro

Kosovë&Rajon

Kryeministri Kurti u premton qytetarëve rritjen e pagës minimale 250

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti premtoi rritjen e pagës minimale 250 euro, në kuadër të ditës së punëtorëve.

“Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve jo shumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësive që mund t’u bëhen punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend”, ka shkruar Kurti.

ME TE LEXUARAT