“Isha në shtrat me të dhe një tjetër”/ Neymar kapet përsëri mat me 20 eskorta

Showbiz

“Isha në shtrat me të dhe një tjetër”/ Neymar

Ylli brazilian Neymar ka gjetur veten sërish në qendër të mediave për një skandal të ri, duke pasur vështirësi për t’i qëndruar besnik partneres së tij, Bruna Biankardi, me të cilën pret fëmijën e dytë.

Neymar kishte pranuar se e kishte tradhtuar Brunën kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë dhe kishte premtuar se do të ishte një partner shembullor në të ardhmen. Megjithatë, një tjetër incident ka dalë në dritë së fundmi.

Sipas portalit brazilian “Leo Dias”, Neymar ishte i pranishëm në një festë me 20 eskortë dhe ka tradhtuar përsëri Brunën, ndërkohë që ajo po e priste në shtëpi.

Mediat braziliane raportojnë se kishte një grindje mes çiftit pasi Brunës i kishin dërguar video të Neymar që ishte rrethuar nga femra të tjera në këtë festë. Neymar kishte larguar nga festa me helikopter privat, por nuk ishte kthyer në shtëpi.

Një nga eskortat, Any Auada, ka deklaruar në programin televiziv “Fofocalizando” se kishte pasur marrëdhënie me Neymar dhe se në shtrat ishte bashkuar edhe një femër tjetër.

Nga ana e tij, Neymar ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ishte ai në festë dhe se helikopteri ishte dhënë borxh një miku të tij. Për të qetësuar situatën dhe për të mbyllur thashethemet, ai ka postuar një foto me Brunën dhe vajzën e tyre, Mavie, ku ata duken duke luajtur së bashku.

ME TE LEXUARAT