Ilnisa rrëzohet në kuzhinë: “Më more mësysh”
Lajmifundit
/
27 Mars 2024, 14:52
Showbiz

Ilnisa Agolli u rrëzua aksidentalisht, teksa i drejtohej tavolinës së ngrënies në kuzhinë, ku ndodhej edhe Meritoni.
Banorja rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin dhe partneri i saj e pyeti nëse u lëndua.
View this post on Instagram
Moderatorja u përpoq ta kalonte situatën me humor, teksa i tha Meritonit se e mori mësysh.
Nderkaq Meritoni qe ndodhej aty prane e ka pyetur disa here partneren: A u lendove, a u vrave?!
Dy konkurrentët kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit duke shijuar romancën që nga spektakli i mbrëmshëm, kur “Vëllai i Madh” u hoqi dënimin që i kërkonte të ruanin distancën.


