Humbje e madhe për kinematografinë, ndahet nga jeta regjisori i njohur!

Showbiz

Humbje e madhe për kinematografinë, ndahet nga jeta regjisori i

Regjisori italian Paolo Taviani, filmi biografik i të cilit “Padre Padrone” fitoi çmimin Palma e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në 1977, vdiq në moshën 92-vjeçare, sipas “Le Monde”.

Për më shumë se tre dekada Taviani dhe vëllai i tij Vittorio formuan një nga dyshet më të mëdha regjisoriale të kinemasë.

Paolo Taviani, një mjeshter i madh i kinematografisë italiane la pas filma të paharrueshëm që hynë në imagjinatën kolektive dhe historinë e kinemasë.

Ish-presidenti i Festivalit të Filmit të Kanës, Gilles Jacob tha se Paolo Taviani ishte “gjysma e një dyshe magjepsëse”.

“Padre Padrone” dhe drama fantastike e vitit 1982, “The Night of the Shooting Stars” ishin mrekulli të forcës dhe delikatesës”, tha ai.

Humbje e madhe për kinematografinë, ndahet nga jeta regjisori i

Një tjetër film i vlerësuar nga kritikët është “Caesar Must Die” i vitit 2012, për të cilin ata fituan çmimin “Ariu i Artë”në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

“Taviani vdiq në një klinikë në Romë pasi vuante nga një sëmundje”, sipas raportimeve të medieve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion