E trishtë! Në ditën që u bë nënë, Arbenita humb njeriun më të dashur

Showbiz

E trishtë! Në ditën që u bë nënë, Arbenita

Arbenita dhe Fero janë zyrtarisht prindër! Pritjes së ëmbël i ka ardhur fund dhe në mëngjesin e sotëm Arbenita ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën cifti e ka pagëzuar me emrin Nina. Ajo ka publikuar një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen. Imazhin e saj ajo e ka mbuluar me figurën e një zemre, për të rujatur privatësinë e vajzës së porsalindur.

“24.04”, ka shkruarArbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Kjo ditë e shënuar, u shoqërua me një tragjedi familjare për Arbenitën pasi në këtë ditë ajo humbi të atin si pasojë e Covid19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur motra e Arbenitës, përmes një postimi në Facebook.

‘Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat.
Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq’, ka shkruar motra e Arbenitës.

Babai i modeles ka qenë prej ditësh në betejë me virusin në qendrat e trajtimit në Maqedoninë e Veriut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion