Gjobitet me 200 euro pasi shkeli orën policore, Mozzik publikon bisedën me policin

Shkelja e orës policore, i ka kushtuar 200 euro reperit kosovar Mozzik. Ai tregon se shkelja nuk isgte për luks, por për arsye pune, por policia nuk e ka marrë parasysh.
“Ora Policore nga ora 22:00 deri ne 05:00 të mëngjesit! E udhëtimin me airoplan e kisha në ora 05:00(nisjën) të mëngjesit para 4 ditëve nga Prishtina për Berlin , gjatë rrugës me veturë për airoport dikun ora 2:30 ose 3:00 në mëngjes , ngaqë janë procedura qe duhet më herët me shku hasa në një kontrollë në Lipjan.
Unë: Mirmrama i nderun
Polici: Mirmrama
Unë: e di që osht orë policore e di qe nuk lejohet levizja per gjithqka jam i informun mire, por qe m’duhet me udhtu se jam me pune e besa e kam edhe urgjente udhëtimin.
Bisedum pak sa që nuk është interesant shumë biseda por ja që u dënova 200 €uro dënim pas një bisede shumë njerëzore e të kuptushme.
I thash shkruaje e të vazhdoj për airoport t’lutna.
Vazhdova me një denim 200€ , arsyeja e daljes ishte plot me kuptim , por ja që të nderuarit nuk e morën parasysh! Ky status nuk ka të bëj me ndonjë lloj nënqmimi, thjeshtë pakënaqësi e imja !


