Françeska e pyet nëse do të pajtohet me Romeon, Meritoni jep përgjigjen që nuk pritej

Showbiz

Françeska e pyet nëse do të pajtohet me Romeon, Meritoni jep

Miqësia e Meriton Mjekiqit dhe Romeo Veshaj po kalon testin më të vështirë të mundshëm, ndonëse nga dinamikat e lojës pati krisje mesa duket djemtë herë pas here duken të afërt.

E megjithatë, edhe pse nuk i kanë kursyer edhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit (edhe fjalën e fundit do thonim), duket se situata mes cunave është qetësuar, madje është qetësuar aq shumë sa mund të ketë paqe mes tyre. Këtë e ka konfirmuar Meritoni sot, gjatë një bisede më Franceksën, me këtë të fundit që e ka pyetur moderatorin nëse do pajtohej me Romeon, pyetje së cilës ai i është përgjigjur me shumë qetësi, duke surprizuar disi.

Për më shumë, kjo ishte biseda mes tyre:

Françeska: A do ti të pajtohesh me Romeon?

Meritoni: Nuk ka të bëjë me pajtesën…

Françeska: Unë po të pyes si Françeska, shoqëri midis nesh, jo për lojë. Do të pajtohesh?

Meritoni: Në momentin që ulen gjakërat, nuk kam pse të diskutoj…(kundër Romeos).

Françeska: Ashtu është, s’ke pse i bie kot…

Meritoni: Unë kam dhënë një mendim, ai ka dhënë një mendim, ndoshta ka qenë një mendim i njëjtë, ata e kanë marrë sikur po luajmë bashkë, a kupton?

Janë ulur gjakërat në këtë shtëpi, siç ndodhi më heret, ditën e festës së beqarisë, me Eglën që pastaj erdhi më drejtoi gishtin si përndjekës. A e kupton? Ulen gjakërat, unë kam patur disa mendime, ai ka patur disa mendime të veta dhe ka menduar se po luajmë ping-pong…”

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion