Rama ndan pamjet përrallore të lumit të Gashit: Pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO

Politikë

Rama ndan pamjet përrallore të lumit të Gashit: Pasuri

Kryeministri Rama ka publikuar disa pamje nga Lumi i Gashit i cili është shpallur një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO.

Nga pamjet e shpërndara nga kryeministri, shihen pamjet përrallore të natyrës dhe numri i madh i turistëve që vizitojnë këtë vend.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Lumi i Gashit, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO që bashkon bukuritë e rralla të natyrës me turistët e apasionuar pas aventurës të shoqëruar nga udhërrëfyesit profesionistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion