Foto nga adoleshenca e Olta Gixharit, por fansat i vënë re hundën e bërë

Showbiz

Foto nga adoleshenca e Olta Gixharit, por fansat i vënë re hundën

Shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për pamjen e saj tërheqëse, por edhe pozat mjaft ekstravagante që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi aktorja duket se është bërë nostalgjike për periudhën e adoleshencës, pasi ka shpërndarë një foto kur ka qenë rreth 14-vjeçe në Insta Story.

“Jo më shumë se 14 vjeç”, shkruan Olta teksa në foto dukshëm mund të dallosh ndryshimet e pakta që ajo ka pësuar gjatë këtyre viteve. Por nuk kishte sesi të shpëtonte kjo foto pa u komentuar nga ndjekësit, që menjëherë kanë komentuar në faqe të ndryshme se ndryshimi i aktores është i madh.

Detaji i parë që kanë vënë re ka qenë bërja e hundës. Në fotot e para disa viteve, edhe tek kjo që vetë Olta ka postuar, dallohet lehtësisht që hunda e aktores është ndryshe. Në një bisedë me miqtë virtual pak kohë më parë, Olta u shpreh se nuk kishte asnjë ndërhyrje në fytyrë, madje as ‘filler’.


Por duket se kjo foto e ka nxjerrë zbuluar Oltën, që hundën e ka bërë vite më parë, duke pasur sot një imazh goxha më të përmirësuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion