Arbana Osmani i rikthehet ekranit? Postimi i moderatores që ngjalli dyshimet

Showbiz

Arbana Osmani i rikthehet ekranit? Postimi i moderatores që ngjalli

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ngritur dyshimet se mund t’i rikthehet televizionit, të cilit prej kohësh i ka munguar.

Së fundmi ajo moderoi programin e saj i cili transmetohej në YouTube “Mirëmbrëma Yje” mirëpo tani e në vazhdim duket se prezantuesja ka plane të tjera.

Me anë të një story në Instagram Arbana ka bërë që rrjeti të ziejë teksa shkruan: “Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura” pasi ka shfaqur dhe një imazh plot me fustane.

E lehtë të kuptohet që moderatorja ka paralajmëruar një rikthim ne ekran ndonëse mesazhi është përcjellë përciptazi duke mos dhënë informacione të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion