Fifi thumbon hapur Eglin dhe fansat e saj

Showbiz

Fifi thumbon hapur Eglin dhe fansat e saj

Ditën e djeshme, rrjetet sociale u përfshinë nga zërat se marrëdhënia mes këngëtareve Fifi dhe Egli Tako kishte marrë fund. Dyshja, që shiheshin si mike dhe kishin bashkëpunuar në muzikë, hoqën njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram, duke sinjalizuar ftohje të marrëdhënies së tyre.

Vetëm disa orë pas këtij veprimi, Fifi reagoi përmes një postimi në InstaStory, që u interpretua nga ndjekësit si një thumb i fshehtë ndaj Eglit. Me nota humori dhe ironi, ajo shkroi se kishte në plan të hapte disa profile të rreme dhe të komentonte vetë, duke i lidhur menjëherë fansat me situatën e fundit.

Fifi thumbon hapur Eglin dhe fansat e saj

Edhe partneri i Fifit, Adis Patushi, shtoi një story me mbishkrimin: “Tu menu si me ja vu emrin instas te ri fallco. Na jepni naj mendim”, duke nxitur më shumë debat në rrjet.

Fifi thumbon hapur Eglin dhe fansat e saj

Për momentin, as Fifi dhe as Egli nuk kanë bërë deklarata publike mbi ngjarjen, por lëvizjet e tyre në rrjetet sociale kanë ndezur diskutime dhe spekulime për një konflikt mes dy artistëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion