Manekini që nxiti polemika, Çerçiz Topulli "shkarkon" kreun e ATK Gjirokastër

Aktualitet
Manekini që nxiti polemika, Çerçiz Topulli

Ky ishte portreti i heroit kombëtar Çerçiz Topulloi që u ekspozohej turistëve në muzeun e kalasë së Gjirokastrës.

Portreti i tij nuk mund të ishte i denjë as për një teatër kukullash dhe u kritikua nga opinioni publik, duke nxitur debat mbi seriozitetin e një institucioni që paraqet historinë e shqiptarëve në sytë e botës.

Pas shqetësimit të ngritur, portreti i heroit kombëtar Çerçiz Topulli u ndryshua. Manekinit i është fshirë fytyra dhe mjekra e pikturuar. Ky ndryshim i kushtoi detyrën kreut të Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi, i cili ka dhënë dorëheqjen këtë të shtunë.

Hysi përmes një deklarate tha se gabimi u rregullua dhe e cilësoi dorëheqjen si një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin.


Në muzeun e kalasë në Gjirokastër çdo vit ka një numër prej mbi 300 mijë vizitorësh. Në të janë ekspozuar veshje, armë dhe sende që janë përdorur nga heroi kombëtar Çerçiz Topulli dhe jo vetëm.

Ndaj një kujdes i shtuar në paraqitjen e heronjëve dhe veshjeve tona kombëtare, duhet të jetë më në qendër të vëmendjes pas këtij episodi.

ME TE LEXUARAT