Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Kastriot Ismailaj në çështjen CEZ-DIA

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 16 shtator për shqyrtimin e ankimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, i cili ishte i dënuar për çështjen CEZ-DIA, një nga episodet që çoi në burg edhe ish-presidentin Ilir Meta.

Ismailaj, ish-administrator i DIA-s, kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës në vitin 2017 për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, si dhe shfuqizimin e vendimeve të Apelit dhe Gjykatës së Lartë që e lanë dënimin në fuqi.

Në të njëjtin ankim, ai kërkon edhe shfuqizimin e konfiskimeve të pasurive të sekuestruara pas hetimeve: gati 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.

Çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh nga Gjykata Kushtetuese. Ismailaj u fajësua për përvetësimin e gati 5 milionë euro gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ. Ai përfundoi dënimin në shtator 2023 dhe u lirua nga burgu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion