Aksident me tre të plagosur në Ksamil, shtetasi turk përplas me motor italianin në trotuar

Aktualitet

Aksident me tre të plagosur në Ksamil, shtetasi turk përplas me

Një aksident rrugor u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës 01:10, në hyrje të Ksamilit, pranë një karburanti, ku tre persona mbetën të lënduar.

Sipas policisë, një motor me targa CB 877, i drejtuar nga shtetasi turk Deyvi Varon, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në trotuar, duke përplasur këmbësorin italian Salvatore Caruso dhe pasagjerin e tij, shtetasin turk Mert Faro.

Si pasojë e përplasjes, të tre personat pësuan lëndime dhe u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës.

Autoritetet raportojnë se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Policia po vijon hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion