Mbushi makinën me karburant duke përdorur para false, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Aktualitet

Mbushi makinën me karburant duke përdorur para false, arrestohet

Një i ri është arrestuar në Korçë pasi u kap duke përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar për të furnizuar automjetin me karburant.

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i pikës së karburantit, specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare nisën hetimet dhe identifikuan shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara, si dhe katër pasaporta të 25-vjeçarit, të cilat ai kishte deklaruar të humbura.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion