Çfarë ndodhi te ‘Ferma VIP’? Mbërrin ambulanca me urgjencë

Teksa luante volejboll, aktori Florian Agalliu ka dëmtuar këmbën në ‘Ferma VIP’.
Ambulanca mbërriti në ambientet e fermës dhe pasi u largua për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore ai u kthye përsëri në fermë. Pasi u rehatua në krevatin e tij në dhomën e gjumit, Flori tha se këshilla e mjekëve ishte që të mos lëvizë për 6 ditë.
Ndërkohë fermerët po përgatiten për vënë në skenë një skeç të filmit, “Përrallë nga e kaluara”. Kjo është sfida e radhës e Agait për fermerët, të cilët duhet të ndajnë rolet mes tyre dhe më pas të përgatiten për të vënë në skenë këtë pjesë. Producent do të jetë Valeri, teksa Albano do të jetë regjisor. Në përfundim do të ketë edhe një çmim për vetëm një nga fermerët.