Aksident në Fier/ Transportohet me urgjencë në spital një person

Aktualitet

Aksident në Fier/ Transportohet me urgjencë në spital një

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Kastriot” të Fierit, pranë shkollës “Janaq Kilica”, ku një automjet është përplasur me një person që lëvizte me biçikletë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale E. B.

Drejtuesi i biçikletës është marrë nga ambulanca dhe është transportuar me urgjence në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet informacioni nga spitali për gjendjen e të aksidentuarit dhe veprimet e mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT