Çfarë ndodhi? Miri i kthehet Erikut: Kafsho gjuhën, mbaje veten...

Showbiz

Çfarë ndodhi? Miri i kthehet Erikut: Kafsho gjuhën, mbaje

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ndodhur një debat i fortë mes Erik Lloshit dhe Kristi Lamaj.

Eriku i është afruar afër në fytyrë Kristit dhe i është shprehur se nuk e ke idenë se me kë ka hapur luftë.

Ndërkohë nga ana tjetër Kristi është shprehur ‘a do vish të më hash syrin e tretë’, dhe kjo gjë e ka agravuar situatën duke ndërhyrë dhe banorët e tjerë për të shmangur konfliktin e mundshëm fizik.

Miri ka marrë Erikun më vete dhe e ka këshilluar që të mos merret më me Kristin.

“Më jep fjalën, le të komentoj, kafsho gjuhën, hajde me veten”, i thotë ai banorit, ku ky i fundit i përgjigjet: “Iku mbaroi, nuk e përballon dot më shumë se unë”.

Pjesë nga diskutimi mes Mirit dhe Erikut:

Miri: Mos komento!

Erik: Ti e di që unë jam me disa gjëra.

Miri: Më jep fjalën, le të komentoj, kafsho gjuhën, hajde me veten.

Erik: Iku mbaroi, nuk e përballon dot më shumë se unë.

Miri: Mirë pra mos e trego se e tregon.

Erik: Kështu jam more, kështu kam lindur.

Miri: Mbaje veten ose ik.

Erik: Iki që tani.

Miri: Jo tani se dukesh i dobët kur del.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion