Egla Ceno shpërthen para ndeshjes Shqipëri–Serbi, ja mesazhi që ka për tifozët!
Lajmifundit
/
7 Qershor 2025, 11:31
Showbiz

Pak para përballjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë në Euro 2026, aktorja e njohur dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka reaguar në rrjete sociale.

Në një story në Instastory, ajo i bën thirrje shqiptarëve që të mos përziejnë artin dhe sportin me politikën, duke theksuar se krenaria dhe forca e kombit qëndron në mikpritje dhe qytetari, jo në urrejtje.
"Na kanë lënduar vëllezërit kosovarë, le të tregojmë që jemi më të mirët", shkruan ndër të tjera aktorja.


