E zhdukur prej dy vitesh, ish-konkurrenti i "Për'puthen" dyshohet për vrasjen e ish-bashkëshortes

Showbiz

E zhdukur prej dy vitesh, ish-konkurrenti i "Për'puthen"

Emisioni i dashurisë “Për’puthen”, pas popullaritetit që ka marrë me sezonin e dytë, para disa muajsh ka vendosur që të krijojë edhe një format të ri me konkurrentë mbi moshën 40-vjeçare, shkruan Express Rozë.

Një ndër konkurrentët e formatit “40+” ishte edhe Naumi, i cili së fundmi ka tërhequr vëmendjen pas sherrit me konkurrenten Lindita, të cilën e ofendoi me fjalë banale.

Me vendim të produksionit, ai u përjashtua nga programi, pasi që asnjëra nga konkurrentet nuk ka dëshiruar të dalë më me të.

Burime të medias në Shqipëri, “Kryefjala”, kanë zbuluar se Naumin e shoqëron një hije dyshimi nga martesa e parë.

E zhdukur prej dy vitesh, ish-konkurrenti i "Për'puthen"
Naumi, ish-konkurrent i "Për'puthen +40"

Ish-bashkëshortja e tij është zhdukur prej dy vitesh në Gjermani dhe njerëzit pranë tij dyshojnë se është vrarë nga Naumi, duke u nisur nga konfliktet e ndarjes që kanë pasur.

Gjatë asaj kohe, sipas burimeve të të njëjtës media, Naumi ishte shprehur se nuk e di ku është ish-bashkëshortja pasi ajo thjesht u largua nga shtëpia.

“Ish-konkurrenti i “Për’puthen 40+” ka qenë personi i fundit që ka folur dhe ka takuar ish-bashkëshorten, kjo është arsyeja që dyshohet për vrasje, ndonëse nuk ka ende prova për një akuzë kundër tij”, shkruan Kryefjala./Gazeta Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion