“E kam vënë re si e sheh atë”, Fifi e mërzitur, flet hapur me Granitin

Showbiz

“E kam vënë re si e sheh atë”, Fifi e mërzitur,

Kamerat e Big Brother kanë fokusuar mbrëmë Fifin e cila e vetme rrinte në dhomën e gjumit. Fytyra e saj e mërzitur dukej se po mendonte për Granitin dhe për komentet e shumta që ka marrë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Jo të gjithë banorët e shohin si diçka reale nga ana e Granitit dhe ka nxitur Fifin të dyshojë.

Graniti futet në dhomë dhe e pyet se çfarë ka, duke e nxitur që ajo të ngrihet nga krevati. Fifi duke mos humbur kohë, i tregon sesi ndihet. Ajo i tha se duket sikur ka hy mes tij dhe një vajze tjetër në shtëpi. Fifi shton se e ka vënë re si ai e sheh vajzën tjetër, pa përmendur emër.

“E kam vënë re si e sheh atë”, Fifi e mërzitur,

Graniti e mohon. Ai me qetësi i thotë të mos mendojë këto gjëra dhe se nëse do kishte interes për tjetrën, pa ngurruar do ishte duke flirtuar me të, por është pranë Fifit, pasi kështu e ndjen. “Të paktën ma jep mundësinë që jam real. Koha e tregon gjithçka. Mos më akuzo pa bërë asgjë”, tha Graniti.

“E kam vënë re si e sheh atë”, Fifi e mërzitur,

Ndërkohë Fifi iu përgjigj: “Nuk po të akuzoj ty, por veten. Të kam bërë presion, pasi dhe mua më kanë bërë presion komentet dhe duket se po të nxis për diçka”, tha ajo. Por Graniti nuk e lë me kaq, duke e mbështetur, dhe puthur.

ME TE LEXUARAT