Debati/ “Tha se është xheloz për të”, Paloma përballet për herë të parë me Donaldin

Paloma nuk e ka kaluar aspak reagimin e Donaldit, kur ajo u zgjodh si e preferuara e publikut. Këtë ajo e diskutoi si fillim me banorët në dhomën e dënimit, ndërsa dje e foli me Donaldin. Gazetarja e bindur tha se ishte zhgënjyer nga reagimi që ai kishte bërë, pasi marrëdhënia e tyre ka qenë e mirë.
Nga ana tjetër, Donaldi tha i bindur se nuk ka pasur xhelozi, nëse e ka bërë atë reagim, do ketë qenë spontan, por jo për xhelozi. Ai tha hapur se mendonte se këtë çmim mund ta merrte Graniti ose Sabiani. Donaldi shtoi se Graniti është personi më pozitiv në shtëpinë e Big Brother. “Atij i qeshin sytë”, tha Donaldi.

Këtu ndërhyri Paloma, e cila tha: “Pse ne nuk na qeshin sytë”, që Donaldi i prerë ju përgjigj: “Si të Granitit, jo.” Në debat u përfshi edhe Arjola, e cila tha se është dakord me Donaldin, pasi të gjithë menduan për Granitin, pasi ish- futbollisti ka gjithë Kosovën pas.

Ndërkohë Donaldi i tha se ajo është shumë e vogël, pasi merr personale gjëra koti. Paloma i tha se ke humbur në pikë.


