Dyshonte se kishte kancer në gji, Xhensila Myrtezaj: Për dy muaj kam jetuar me frikë

Showbiz

Dyshonte se kishte kancer në gji, Xhensila Myrtezaj: Për dy muaj kam

Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim në muajin e sensibilizimit dhe ndërgjegjëzimit të grave dhe vajzave, për parandalimin në faza të hershme të kancerit të gjirit. Në “Tetorin rozë”, këngëtarja ka treguar historinë e saj, por që fatmirësisht ishte një alarm i rremë.

“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Këngëtarja ka treguar se pas atij momenti të trishtë, ajo bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj. Për ta përmbyllur, artistja u ka bërë thirrje të gjithave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë për të gjetur forcën dhe motivimin për ta luftuar atë. /iconstyle

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion