“Do ta shtyp me makinë”, Rozana i zgjat dorën Nedës, shkëmbejnë përshëndetje pas tensioneve të mëparshme

Showbiz

“Do ta shtyp me makinë”, Rozana i zgjat dorën Nedës,

Mbrëmë, në një nga netët më emocionuese të Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli kurorëzuan dashurinë e tyre me një ‘ceremoni martese’ brenda shtëpisë.

Pas një kërkese të veçantë nga Gjesti drejtuar Vëllait të Madh, ceremonia u aprovua dhe u organizua me stil.


Të ftuar ishin shumë ish-banorë, ndërsa opinionistët Neda dhe Arbri morën rolin e dëshmitarëve të dasmës. Ceremonia u udhëhoq nga Ledion Liço, i cili mori rolin e celebruesit.

Një moment që ra në sy ishte hyrja e Gjestit, i shoqëruar nga këngëtarja Rozana Radi.

Teksa Gjesti i zgjat dorën Nedës për ta përshëndetur, edhe Rozana bëri të njëjtën gjë, duke i thënë “Mirëmbrëma”.

Neda ia ktheu përshëndetjen dhe ia zgjati dorën gjithashtu.

Ky veprim u komentua në rrjete sociale, pasi Neda dhe Rozana kanë pasur një raport të tensionuar që më parë.

Përplasjet e tyre të shpeshta gjatë Prime-ve dhe një status i vjetër i Rozanës, ku ajo shprehej me tone të ashpra ndaj Nedës, kishin krijuar përshtypjen e një armiqësie personale mes tyre.

Megjithatë, duket se mbrëmë Rozana vendosi të lërë pas të kaluarën dhe të bëjë një hap drejt pajtimit, ndërsa Neda e pranoi gjestin me maturi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion