Deklarata e papritur e Rogertit: Nuk e dua Mirin në finale

Atmosfera në Big Brother VIP Albania po ngrihet në prag të finales, me debatet dhe strategjitë mes banorëve që marrin një intensitet të ri.
Rogerti ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Mirit, duke bërë të qartë se nuk dëshiron të shohë rivalin e tij në finale.
Ai shpjegoi strategjinë e tij: nëse shkon në gjysmëfinale, do të përballet kokë më kokë me Mirin për ta eliminuar, duke e konsideruar atë lojtarin më të fortë. “Unë Mirin e përballoj. Kundërshtari i vërtetë është Miri.
Nëse shkoj unë në finale, dua ta heq në gjysmëfinale”, tha Rogerti.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime edhe jashtë shtëpisë. Opinionisti Arbër Hajdari komentoi se, megjithëse Rogerti njeh lojën, strategjia e tij nuk po funksionon siç planifikon dhe disa llogari i dalin keq, duke vënë në dyshim qasjen e tij përballë rivalit.


