Dedikim për Kiarën? Nga qyteti i serenatave, Luiz Ejlli publikon videon duke kënduar ‘live’

Showbiz

Dedikim për Kiarën? Nga qyteti i serenatave, Luiz Ejlli publikon

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.  Këngëtari nga Shkodra tashmë po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me shumë projekte.

Krahas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, Luizi aktualisht po bën xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari.

Ndërsa xhirimet po bëhen në Korçë në qytetin e serenatave, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa perfomon live.

Luizi performoi në video i shoqëruar me një grup vajzash dhe djemsh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

“Shqipëria ka plot djem dhe vajza të talentuar. Faleminderit Korça”, ka shkruar Luizi.

Luizi po shijon romancën me moderatoren Kiara Tito, me të cilën u dashurua gjatës qëndrimit në shtëpinë e famshme BBV. Dyshja madje kurorëzuan dashurinë me një ceremoni martesore gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion