“Boll se më keni lodhur”, Fifi nuk e toleron më Palomën

Fifi dhe Graniti janë tashmë tema më e diskutuar në Big Brother VIP. Disa e pëlqejnë këtë marrëdhënie, të tjerë jo, duke nxitur debate të shumta. Një natë më parë, Paloma, Fifi dhe Monika po flisnin pikërisht për këtë çështje, por që nuk përfundoi aspak mirë.
Paloma këshilloi Fifin që të jetë më e rezervuar dhe mos të falë aq shumë, ndërsa Monika e këshilloi ndryshe. Fifi, e mbushur shumë nga komentet që ka marrë, nuk duroi dhe reagoi keq.
Paloma: Unë nuk e konceptoj dot që femra të japë më shumë në një lidhje, Fifi duhet te tregohet më e tërhequr
Monika: E kush e tha se në lidhje duhet të bëjë më shumë mashkulli? Nëse dashuron dikë, edhe do ta përqafosh.
Fifi: Unë bëj çfarë të dua, a ka mundësi mos të flisni më për këtë çështje se boll më keni lodhur.


