Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

Showbiz

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

Bukuroshja me origjinë nga Kosova, Sarah Dzafce, është shpallur mbrëmë Miss Finlanda 2025. Ajo u vlerësua nga juria për paraqitjen dhe elegancën e saj, duke u shpallur fituese e edicionit të sivjetshëm.

Menjëherë pas shpalljes, rrjetet sociale u mbushën me komente e reagime. Një pjesë e tyre shprehën krenari për fitoren, ndërsa të tjerë sollën kritika, duke theksuar faktin se Sarah nuk është “100% finlandeze”, pasi babai i saj është nga Kosova. Pikërisht ky detaj ka qenë temë diskutimi mes publikut, duke hapur debat mbi përfaqësimin dhe diversitetin në garë.

Dzafce vetë është shprehur se prejardhja e saj e përzier është një vlerë që e ka ndihmuar të lidhet më lehtë me njerëz nga kultura të ndryshme.

Ky nuk është rasti i parë kur Miss Finland ka fituese me origjinë të përzier. Lola Odusoga u kurorëzua më 1996 me baba nga Nigeria, Sara Chafak në vitin 2012 me rrënjë marokene dhe Shirly Karvinen në vitin 2016 me nënë kineze. Triumfi i Sarah Dzafce-s sjell kështu një shembull tjetër të përfaqësimit multietnik në konkurs

ME TE LEXUARAT